Ballina Bota

SOFT NEWS – Rreth botës edhe me… biçikletë!

JERUSALEM, 10 qershor /ATSH-AFP/ – U mbushën katër vjet që kur tajvanezi Jacky Chen dha dorëheqjen nga posti i inxhinierit elektronik për të realizuar ëndrrën e tij, të bënte turin e botës me biçikletë.

Që atëherë ai ka përshkuar me biçikletën e tij me ngjyrë të zezë e të kuqe rrugët e kontinentit amerikan, të Europës dhe një pjesë të Lindjes së Mesme, duke kaluar natën në tendë ose tek banorë të zonës në sajë të platformave si ”Couchsurfing”.

”Kjo është një aventurë”, pohon për median 40-vjeçari duke kaluar për në Jeruzalem, pasi ka vizituar tashmë 64 qytete dhe ka përshkuar rreth 54 000  kilometra.

Tajvanezi shprehet se ka dëshirë të vizitojë 100 shtete dhe të arrijë të 100 000 kilometrat deri në fund të rrugëtimit.

Për këtë sfidë do t’i duhen ende edhe tre vite./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKAZAKISTAN – Tokayev fiton zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Fundjava me diell mbush Vlorën me turistë vendas e të huaj