TIRANË, 9 qershor/ATSH/- Zhurma e një dalte që godet ritmin e gurit shpërndahet nëpër rrugët me kalldrëm të qendrës historike të Gjirokastrës. Ajo vjen nga punishtja e Muhedin Makrit në zemër të Pazarit të Vjetër, një nga më interesantët në Ballkan.
Gjatë gjithë jetës së tij Muhedin, i cili tani është mbi 70 vjeç, me mjeshtëri punon gurin lokal me teknikat që i janë mësuar atij nga babai dhe gjyshi i tij.
Dyqani i tij është bërë një pikë referimi për ata që vizitojnë Gjirokastrën dhe dëshiron të blejë objekte origjinale të punuar me dorë, që nuk mund të gjenden diku tjetër.
Guri, me të cilin zejtari ka punuar që nga fëmijëria, është simboli i këtij qyteti të vendosur në jug të Shqipërisë ku në muajt e verës dielli rreh aq fort sa çdo gjë shkëlqen bardhësi.
Ishte Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, i cili e quajti Gjirokastrën “qytetin e gurëve” në romanin e tij për Luftën e Dytë Botërore, ngjarjet e t[ cilit zhvillohen këtu, një kryevepër e letërsisë bashkëkohore për të lexuar para madje edhe gjatë vizitës. Vendlindja e autorit është shndërruar në një muze që mirëpret ekspozita interesante të përkohshme, shumë prej të cilave i janë kushtuar fotografisë.
Ia vlen gjithashtu të vizitosh një shtëpi tjetër në Gjirokastër, atë të diktatorit Enver Hoxha, i shndërruar në një Muze Etnografik në sallat e të cilit tregohen zakonet shqiptare të shekujve të kaluar.
Për të marrë një ide sesi ishte jeta në vitet e gjata të sundimit otoman (Shqipëria ishte pjesë e perandorisë osmane për rreth 500 vjet), shtëpitë historike të Gjirokastrës tregojnë për to. Në veçanti, shtëpia Skënduli dhe Zekatëve, dy bizhuteritë e arkitekturës osmane, magjepsin vizitorin, përmes rrugëve që çojnë në zbulimin e dhomave, salloneve dhe tarracave, drejtpërdrejt në jetën e përditshme të një familje fisnike shqiptare të viteve ‘700-‘ 800.
Por i gjithë qyteti është një labirint surpriza dhe falë vlerave unike arkitektonike, ajo është përfshirë nga UNESCO në listën e vendeve të trashëgimisë botërore. Pazari, në veçanti, restauruar me profesionalizëm nga fondacioni Shqiptaro-Amerikan, AADF, i cili gjithashtu themeloi TID Gjirokastër me qëllim të promovimit të turizmit në qendrën historike të këtij qyteti muze, është një xhevahir.
Gjëja më e mirë për të bërë këtu është që të largohesh, duke ecur ngadalë dhe duke qëndruar në mesin e rrugicave të gurit, ndërtesave të bardha me kulmet e argjilës, xhaminë e vjetër, pa harruar të shikoni lart për të admiruar pamjet e këndshme të Kështjellës që nga lart dominon Gjirokastrën. Përgjatë rrugës, të shfaqen para syve qilimat tradicionalë shqiptarë të zbukuruar me motive gjeometrike, çentrot e krijuara me mjeshtëri nga gratë gjirokastrite objektet e drurit dhe produktet gastronomike lokale.
Nga pazari ju merrni rrugën e shtruar që të çon në Kështjellën e Gjirokastrës, një nga majat më interesante të Ballkanit, në të kaluarën e përdorur si një burg nga mbreti shqiptar Zog I dhe diktatori Hoxha.
Kalaja përmban një muze ku ekspozohen armë të lashta, një aeroplan ushtarak amerikan që u rrëzua gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kullë orësh dhe mbetje të kishave të lashta.
Për diëk që nuk e di një legjendë tregon se qyteti ka marrë emrin e princeshës Argjiro, motër e guvernatorit lokal gjatë viteve të pushtimit osman të vendit, në shekullin e pesëmbëdhjetë, i cili nuk pranoi të dorëzohej ndaj osmanëve dhe shkoi së bashku me djalin e vogël, në pikën më të lartë të kështjellës për tu hedhur.
Mrekullisht fëmija mbijetoi nga rënia, ndërsa nga shkëmbinjtë e vendosur në pikën ku ra nëna filloi të bie qumësht për ta ushqyer foshnjën. Edhe sot, gurët në këmbët e kështjellës janë të mbuluara me depozita të kalciumit.
Kështjella magjeps për legjendën e saj të lashtë dhe gjithashtu sepse ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit dhe peizazheve përreth./k.s/












