Ballina Flash

Manastirliu: Plan masash për një sezon turistik të sigurt

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ “28 qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë gjatë sezonit veror, do të jenë të përforcuara me autoambulanca fikse në zonat më të frekuentuara turistike, për t’ju përgjigjur më shpejt urgjencave gjatë sezonit veror”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë, deputetët e Durrësit dhe kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e këtij qyteti, inspektuan qendrën e posaçme të hapur për sezonin veror në zonën e Currilave, e cila është një nga 4 qendrat verore 24-orëshe të hapura në Durrës.
Jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat malore, nga Valbona, në Ksamil ofrohet shërbim shëndetësor pranë zonave turistike, gjatë gjithë sezonit veror.

“Përveç qendrave shëndetësore verore, këtë vit do të kemi 18 postacione fikse autoambulancash, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, nga veriu në jug të vendit, në zonat më të frekuentuara turistike për të garantuar ndihmën e parë në kohë”, tha Manastirliu.

I gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore.

Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe helikopterëve janë në gatishmëri.

Qendrat shëndetësore 24-orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.

Qendrat shëndetësore verore 24-orëshe
Valbonë
Plazhi Velipojë
Plazhi Rrjoll
Theth
Razëm
Tamarë
Plazhi Shëngjin
Plazhi Tale
Plazhi  Currila
Plazhi  Durrës
Plazhi  Gjiri i Lalëzit
Plazhi  Shkëmbi i Kavajës
Plazhi Golem
Plazhi Mali i Robit
Plazhi Divjakë
Plazhi Darëzezë
Plazhi Zvërnec
Plazhi i Vjetër
Plazhi Radhimë
Plazhi Drimadhas
Plazhi Dhërmi
Plazhi Himarë
Plazhi Qeparo
Plazhi Ksamil 1
Plazhi Ksamil 2
Vendosja e autoambulancave
Ksamil
Sarandë
Borsh
Himarë
Jalë
Drimadhes
Orikum
Plazhi i Vjetër Vlorë
Darëzezë
Divjakë
Mali i Robit
Golem
Gjiri i Lalëzit
Tale
Shëngjin
Velipojë
Tamarë
Theth

/z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në agroturizëm, lehtësohen procedurat për marrjen e tokës në përdorim
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit: Kemi informacione shqetësuese, organizatorët të largojnë personat me rrezikshmëri