TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta dhe mesatare në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/30 | diell |
| Kukës | 19/31 | re diell |
| Lezhë | 18/30 | diell |
| Dibër | 15/27 | re diell |
| Durrës | 18/30 | diell |
| Tiranë | 19/32 | diell |
| Elbasan | 17/31 | diell |
| Berat | 17/33 | diell |
| Vlorë | 16/30 | diell |
| Korçë | 13/27 | re diell |
| Gjirokastër | 12/30 | diell |
| Sarandë | 17/28 | diell |
/e.malaj/j.p/






















