Ballina Flash

Robert Pattinson është Batman i ri

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ – Robert Pattinson zyrtarisht është Batmani i ri. Warner Bros ka mbyllur një marrëveshje me aktorin e “Twilight” për të luajtur Caped Crusader në “The Batman”.

Filmi me superhero i Matt Reeves do dalë në kinema më 25 qershor 2021. Variety konfirmon se aktori i famshëm nënshkroi marrëveshjen të premten.

Xhirimet për filmin pritet të fillojnë këtë verë. Ndërsa asnjë datë zyrtare nuk është caktuar për xhirimet e “The Batman”.

Reeves mori detyrën si regjisor i “Batman” nga aktori Ben Affleck në janar 2017.

Reeves do të prodhojë “The Batman” së bashku me bashkëpunëtorin e tij të “Planet of the Apes” Dylan Clark. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, përpunohen 50 anije dhe 81 tragete në terminalet e portit
Artikulli tjetërTërmetet në Korçë/ Çako: 184 banesa të dëmtuara, masa për përllogaritjen e dëmeve