Ballina Bota

SOFT NEWS – Bashkia e Parisit: Një shesh në kujtim të Dianës

PARIS, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Do të quhet “Lady Diana, princesha e Uellsit” sheshi  përgjatë Senës, pikërisht mbi tunelin ”Alma”, ku Diana Spencer natën e 31 gushtit 1997, humbi jetën në një aksident me makinë së bashku me mikun e saj, Dodi al Fayed, bëri të ditur bashkia e Parisit.

Aktualisht, në atë vend ka një monument, që është shndërruar në një vend përkujtimor, ku shumë njerëz vazhdojnë të lënë çdo ditë mesazhe të ndryshme.

Sheshi fillimisht ishte emërtuar ”Maria Callas”, por tani, bashkia, duke pasur parasysh se në Paris ekziston një rrugë për Callas-in ka vendosur të mbështesë opinionin publik dhe të ndryshojë emrin e sheshit./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Pekini: Në pritje të përgjigjes amerikane për negociatat tregtare
Artikulli tjetërReforma në Drejtësi, shtylla kryesore që po shtron rrugën e Shqipërisë drejt BE