Ballina Aktualitet

KPA shkarkon prokuroren Rovena Gashi, vendimi përfundimtar

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

“Lihet në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, u shpreh KPA.

KPA mori vendimin pas ankimit të Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish-prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikoi pasurinë.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore më 20 korrik. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSalla e studimit pranë Arkivave, tashmë e hapur edhe pasdite
Artikulli tjetërOrkestra “Aleksandër Moisiu” sjell muzikën amerikane për artdashësit durrsakë