TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) vijon konsultat me grupet e interesit lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për masat ndëshkuese ndaj atyre që abuzojnë me sigurinë ushqimore.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, gjatë takimit që zhvilloi së fundi me shoqatat e prodhuesve dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve, diskutoi të gjitha këndvështrimet për ndryshimet ligjore po ndërmerr qeveria për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.
“E rëndësishme është se ka një dakordësi të gjerë mes të gjithë aktorëve”, – u shpreh ministri Çuçi.
Kodi Penal ashpërsohet ndaj të gjithë atyre që importojnë apo tregtojnë produkte ushqimore të skaduara apo me të dhëna të falsifikuara.
Ndryshimet parashikojnë burg deri në 15 vjet për prodhuesit dhe importuesit që abuzojnë me sigurinë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.
e.xh/j.p/






















