Ballina Flash

Platforma e bashkëqeverisjes, 25 848 ankesa të zgjidhura

TIRANË, 26 maj/ATSH/ – Platforma e bashkëqeverisjes është kthyer tashmë në një nga mekanizmat më të mirë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, të cilët nuk u duhet më që të sorollaten nëpër zyrat e shtetit.

Në total kjo platformë ka zgjidhur 25 848 ankesa nga 36 709 ankesa të regjistruara.

Në nivel vendor rastet e ankesave të zgjidhura janë 3107 nga 6517 ankesa të regjistruara në total.

Rastet e suksesit janë 12: 4 në Ministrinë e Drejtësisë, 5 në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, 2 në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, si dhe 1 në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Numri i login-eve në faqe ka arritur në 102 257. Ndërsa numri i regjistrimeve të reja është 17 577.

Platforma e bashkëqeverisjes është kthyer në një mjet për zgjidhjen e halleve të qytetarëve, të cilët brenda 10 ditëve marrin përgjigje rreth ankesave të depozituara prej tyre, duke shmangur burokracitë.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHarmonizimi me direktivat e BE, synohet ulja me 50% e fataliteteve në aksidente
Artikulli tjetërBypass-i i Vlorës/ Punimet do përfundojnë brenda afatit, impakt në turizëm