Ballina Flash

Haradinaj përkujton dëshmorë të luftës çlirimtare

PRISHTINË, 25 maj /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtoi 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, pastaj 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq dhe përvjetorin e rënies së Fadil Nimanit.

Haradinaj tha se shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë.

“Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë. Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se përulemi me nderimet më të larta para veprës së tyre kulmore në shërbim të atdheut dhe kombit. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Heqja e rezervimeve territoriale do të nxisë rritjen e operacioneve ndërkombëtare të transportit
Artikulli tjetërFUTBOLL – Sipërmarrësi amerikan pranë blerjes së Fiorentinës