Ballina Bota

MJEDIS – Mbulesa e akullt në Antarktidë hollohet 122 metra

ANKARA, 18 maj /ATSH-AA/ – Mbulesa e akullt në perëndim të Antarktidës ka nisur të shkrihet duke humbur një të katërtën e vëllimit të saj, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti i Lidsit në Britaninë e Madhe.

Nga hulumtimi bazuar në të dhënat satelitore, që shkencëtarët kanë siguruar gjatë 25 viteve, konstatohet se në disa rajone të pjesës perëndimore të Antarktidës mbulesa e akullt është holluar 122 metra.

Andy Shepherd, kreu i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Britani, tha se në perëndim të Antarktidës mbulesa e akullt ka humbur rreth një të katërtën e vëllimit të saj.

Ai theksoi se shkrirja e akujve shkakton rritjen e nivelit detar duke shtuar se shkrirja e mbulesës së akullt në perëndim dhe lindje të Antarktidës që nga viti 1992 ka bërë që niveli detar në botë të rritet rreth 4,6 milimetra./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Ekrani i artit” në oborret e shtëpive të vjetra shkodrane
Artikulli tjetërFOTO/ Aksi strategjik Kardhiq-Delvinë, rreth 38% e punimeve të përfunduara