Inflacioni 3% në gjysmën e parë të vitit 2021 

TIRANË, 18 maj /ATSH/- Banka e Shqipërisë (BSH) parashikon që inflacioni të arrijë objektivin prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2021.

BSH publikoi raportin e politikës monetare për 3-mujorin e parë 2019, ku thekson se, “ulja e çmimit të qirasë dhe ujit në fillim të vitit, si pasojë e efektit bazë statistikor, si dhe reduktimi i çmimeve të produkteve bujqësore në muajin mars, ndikuan që inflacioni vjetor të shënojë vlerën 1,6% për tremujorin e parë të vitit 2019, duke u reduktuar nga tremujori paraardhës”.
Në këndvështrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit është diktuar kryesisht nga reduktimi i presioneve të kahut të ofertës, ku veçohet mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe ngadalësimi i inflacionit në partnerët tanë kryesorë tregtarë.
Por gjithësesi Banka e Shqipërisë pret një inflacion prej 1,7% për vitin 2019. /e.xh/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.