Ballina Ekonomi

Çmimet e llogarive rrjedhëse në banka do të ulen

TIRANË, 18 maj /ATSH/ – Strategjitë regulative të Bankës së Shqipërisë parashikojnë që sektori bankar të rihartojë strukturën ekzistuese të çmimeve dhe të stimulojë ulje të vlerës të paktën për llogaritë rrjedhëse.

Kjo lidhet me nevojën për të rritur përdorimin e kanaleve bankare dhe sidomos për të zhvilluar pagesat elektronike dhe ato në formë jo cash, në përgjithësi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e arkëtuara nga bankat për komisionet, vitin e kaluar shënuan shifrën 11 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2014, të ardhurat nga ky burim janë rritur me 38%.

Shtimi i të ardhurave është sidomos rezultat i rritjes së komisioneve bankare në vitet e fundit. Por strategjia e re për shërbimin e pagesave me vlerë të vogël, synon të marrë në konsideratë faktin, se pagesat plotësisht elektronike do të jenë më pak të kushtueshme, sesa pagesat me para në fizike. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidimi për kryebashkiakë, KQZ i jep mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga PS
Artikulli tjetërFOTO/ Tirana “pushtohet” nga lulet shumëngjyrëshe