PRISHTINË, 11 maj /ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 20-23°C.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, të cilat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 4-6°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 20-23°C. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales, por nuk do të mbetet e stabilizuar dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie”, njofton IHMK./KosovaPress/












