Ballina Flash

Gara me automjete në malet e Prevallës

PRISHTINË, 11 maj /ATSH/ – Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me garën e parë në disiplinën malore, e cila këtë fundjavë zhvillohet në Prevallë.

Shumë nga garuesit kanë bërë investime të mëdha në veturat e tyre dhe me padurim e kanë pritur garën e parë në këtë disiplinë, e cila është më atraktive dhe me më shumë adrenalinë. Bardhyl Canolli, Liridon Kalenderi, Valdet Kaçandolli, Blerand Hasanaj, Gazmend Demolli dhe të tjerë synojnë kampionat të suksesshëm, madje nuk i fshehin ambiciet edhe për suksese në gara ndërkombëtare. Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:00 për të vazhduar me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollin teknik.

Pas procedurave tjera të zakonshme, nisja e parë provuese është në orën 12:30, ndërsa përfundimi i aktivitetit për të shtunën është parashikuar në orën 16:00. Gara zyrtare fillon të dielën në orën 12:00, ndërsa përfundimi po ashtu pritet të jetë rreth orës 16:00. Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe Auto Klubi Prizreni D&G i kanë marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa për të ndodhur kjo, do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. FASJ kërkon mirëkuptim nga qytetarët që aksi rrugor ku zhvillohet gara do të jetë i mbyllur për veturat civile, por gjithsesi do të ketë intervale kohore kur do të mund të kalojnë në këtë pjesë të rrugës. /KosovaPress/e.malaj/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan/ Balla viziton familjen Çipi, ndihma ushqimore dhe dhurata për fëmijët
Artikulli tjetërShpëtimi i hebrenjve në Shqipëri, shembull frymëzues mbarëbotëror