Ballina Flash

Conte drejt rikthimit tek “Juventusi”

TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Mediet italiane kanë raportuar se Antonio Conte është shumë pranë rikthimit në stolin e “Juventusit”, prej ku u largua në verën e vitit 2014, pasi kishte fituar 3 tituj kampionë radhazi me bardhezinjtë.

Ka qenë një takim mes Pavel Nedved, Fabio Paraticit dhe Andrea Agnellit, ku dy drejtuesit kanë arritur të bindin numrin 1 të bardhezinjve, që të pranojë rikthimin në bankinë të ish trajnerit të Kombëtares italiane.

Tashmë detyra e drejtuesve bardhezi është që të ndërpresin marrëdhënien me trajnerin aktual Massimiliano Allegri, pasi fillimisht shpresohet se ky i fundit do të kërkojë largimin, për t’iu përgjigjur ofertave në drejtim të tij.

Megjithatë, nëse Allegri nuk do të kërkojë largimin, atëherë do të jetë vetë Agnelli që do t’i paguajë vitin e mbetur në kontratë dhe ta largojë, për t’i besuar pankinën ish-kapitenit dhe ish-trajnerit të “Juventusit”, Antonio Conte.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKiliani Sanchez drejt “Interit”
Artikulli tjetërFOTO/ Skulptori Vangjel Papa “Qytetar Nderi” i Beratit