Ballina Flash

Akademia e Shkencave, shpall nominimet për çmimet shkencore

TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Akademia e Shkencave ka publikuar emrat e studiuesve të nominuar për çmimet shkencore 2018. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga 12 anëtarë dhe nga kryetari Ethem Likaj.

Akademia e Shkencave ka shpallur nominimet për çmimet shkencore. “Sistemi tatimor në Shqipëri”, me autor Adriatik Matelin, “Arkitektura në Iliri” i studiuesit Apollon Baçe si dhe “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të XX”, nga një grup autorësh janë dominuar për çmimin “Eqerem Çabej” që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanalogjike.

Për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka” që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike, nominohen veprat “Paraja, banka dhe shoqëria” të autorëve Aristotel Pano dhe Anastas Angjeli si dhe vepra e Jani Vangjelit me titull “Atlasi i Florës së Shqipërisë”.

Ndërsa për çmimin kërkuesi ri më i sukseshëm janë nominuar katër studiues, mes tyre edhe një shtetas italian. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Media botërore e tronditur nga eliminimi i Ajax
Artikulli tjetërVIDEO/ Mbërrin në atdhe trupi i dëshmores së atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj