Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 maj 2019

TIRANE, 7 maj/ATSH/- Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë i vranët dhe me reshje.

Prej orëve të paradites do të nisin kthjellimet graduale.

Parashikohen reshje në të gjithë vendin deri në orët e para të ditës. Prej mëngjesit reshjet do të ndërpriten në qarqet e veriut dhe qendrës duke u përqendruar në qarqet e jugut me intensitet të ulët. Pasdite reshjet gradualisht do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim 1-10m/sek. Në bregdet dhe në zonat e ulëta era me shpejtësi deri 15-20m/sek e vrullshme dhe me rrahje gjatë ditës. Valëzimi i forcës 3-4.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/19 re diell shi
Kukës 6/17 re diell shi
Lezhë 8/20 re diell shi
Dibër 4/15 re diell shi
Durrës 9/21 re diell pak shi
Tiranë 9/20 re diell pak shi
Elbasan 9/20 re diell pak shi
Berat 7/19 re diell pak shi
Vlorë 9/21 re diell pak shi
Korcë 5/17 re diell pak shi
Gjirokastër 7/20 re diell pak shi
Sarandë 10/21 re diell pak shi

 

 /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron dhe Rutte shfaqin qëndrime të njëjta për një Europë më të fortë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07.5.2019