Ballina Bota

TEKNOLOGJI – FB del në treg edhe me kriptovalutë

SAN FRANCISKO, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania Facebook po planifikon një sistem pagese bazuar tek kriptovaluta, të cilën mund ta përdorin miliarda përdorues në mbarë botën, raportoi e përditshmja ”Wall Street Journal”.

Sistemi do të bazohet në një monedhë digjitale të ngjashme me bitcoin, por me ndryshimin thelbësor që do të kishte një vlerë të qëndrueshme.

Ky sistem mund të rrezikojë kartat e kreditit sepse kriptovalutat nuk do të vendosin komisione, që kartat e kreditit e kanë.

Sipas raportit të WSJ, Facebook po rekruton dhjetëra kompani financiare dhe dyqane online për të promovuar këtë aksion financiar./   /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dea open air”, aktorët e rinj mundësi bashkëpunimi me regjisorë të huaj
Artikulli tjetërFOTO/ Berat, specialistët nisin procesin e dezinfektimit të ikonave