TIRANË, 3 maj /ATSH/ – “Bayern Munich” nuk do të aplikojë të drejtën e blerjes për James Rodriguez dhe pas 2 sezonesh në Bundesligë, mesfushori kolumbian do të kthehet në “Santiago Bernabeu”.
Në Madrid, James do të gjejë sërish francezin Zidane, atë që e largoi nga “Reali” dhe lamtumira e tij nga “Los Blancos” këtë herë në mënyrë përfundimtare është thuajse e sigurt.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ri i yllit të Kolumbisë.
Por për James ka shumë klube që e pëlqejnë. Në Itali janë “Juventus” dhe “Inter”, në Angli “Arsenal”, “Chelsea” dhe “Manchester United”.
/gj.m/j.p/












