PRISHTINË, 26 prill/ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë rënie graduale, por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.
/KosovaPress/ /a.g/












