Ballina Flash

Moti sot në Kosovë

PRISHTINË, 25 prill/ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Parashikohen edhe reshje shiu gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike, sërish do të regjistrojë vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25.4.2019
Artikulli tjetërShqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milionë turistëve në 2018