TIRANË, 23 prill/ATSH/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në datën 6 maj seancën e ankimit të Rovena Gashit për shkarkimin e saj si prokurore nga KPK.
Seanca e radhës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pritet të shqyrtojë ankimimin e ish-prokurores Rovena Gashi për shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e saj nga detyra.
Seancën e shkuar, të enjten e 23 prillit, Gashi paraqiti kërkesën për të pasur si ndihmëse ligjore motrën e saj, Ema Gashin. KPA vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë, pasi sipas KPA-së, Gashi mund të zgjedhë avokat apo mbrojtës ligjor, por jo asistent.
Ish-prokurorja Gashi u shkarkua me vendim të KPK më datë 25 korrik 2018 nga trupa e KPK, Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj për shkak se ish-prokurorja nuk justifikonte pasurinë.
Trupa gjykuese përbëhet nga kryesuese: Albana Shtylla, relator: Luan Daci dhe anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. /j.p/























