Ballina Flash

Bashkia Roskovec, aktivitet kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Librit

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Dita Ndërkombëtare e Librit, është një festë për të promovuar vlerat e librit dhe të të lexuarit.
Bashkia e Roskovecit, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit zhvilluan një aktivitet kushtuar Ditës Botërore të Librit, ku pjesëmarrës ishin nxënës dhe staf mësimor i shkollës “7 Dëshmorët”.
Pasi u diskutua për rëndësinë e kësaj dite, të librit e leximit, nxënësit e talentuar përcollën mesazhe plot vlerë nga librat që u kishin pëlqyer më shumë.
Aktiviteti vijoi me interpretimin profesionist të dramës “Epoka para gjyqit” të autorit Ekrem Kryeziu.
Bashkia inkurajon të rinjtë që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si dhe të respektojnë kontributin e pazëvendësueshëm që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
Një falenderim i shkon stafit mësimor të shkollës “7 Dëshmorët” për përkushtimin e treguar dhe nxitjen e të rinjve drejt librit dhe leximit. 

/m.z/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Meta pret në takim zv/presidentin e Parlamentit Europian, Fabio Massimo Castaldo
Artikulli tjetërSpiropali: Dëgjuam zërin e studentëve, po u japim zgjidhje problematikave