Ballina Flash

Qindra të rinj i bashkohen nismës së pastrimit në Kepin e Rodonit

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Një nga destinacionet që vitet e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve është Kepi i Rodonit, që ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Të rinj nga e gjithë Shqipëria, i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për finalizimin e aksionit të pastrimit, në këtë zonë.

Ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se “finalizimit të aksionit të pastrimit, në Kepin e Rodonit, me Eko Mendjen i janë bashkuar të rinjtë nga e gjithë Shqipëria”.

Ministri e cilësoi këtë nismë si “një nga ditët shpresëplota, që na kujton se vullnetarizmi ekziston dhe se kur bëhemi bashkë, mund t’i shërbejmë kauzave të mëdha, si kujdesit për mjedisin e përbashkët, ku jetojmë”.

Aksionet e pastrimit të plazheve dhe parqeve natyrore në vendin tonë kanë qenë të shpeshta vitet e fundit, me qëllim sensibilizimin e vizitorëve për të mosshkaktuar ndotjen e tyre, si dhe për të ofruar ambiente më të pastra në prag të sezonit turistik.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtohet anija turistike në Vlorë, e destinuar për ujërat shqiptare
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Amazon dhe Google sfidojnë Spotify me muzikë falas