TIRANË, 19 prill/ATSH-Arbi Fortuzi/ – Olsian Çelaj është kandidati i parë i regjistruar si kandidat në garën për pozicionin Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori Olsian Çelaj ka regjistruar kandidaturën e tij të premten pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Olsian Çelaj aktualisht është prokuror pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, kishte kërkuar transferimin e tij në prokurorinë e Pogradecit. Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vendim përfundimtar 6 pro dhe 5 kundër, urdhëroi rikthimin e Olsjan Çelajt në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. /j.p/























