TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët me intervale të shkurtra me diell.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Prej orëve të drekës dhe ato të pasdites reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike. Parashikohet breshër i izoluar.
Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/20 | Re shi |
| Kukës | 7/15 | Re shi |
| Lezhë | 10/20 | Re shi |
| Dibër | 4/14 | Re shi |
| Durrës | 9/20 | Re shi |
| Tiranë | 10/20 | Re shi |
| Elbasan | 9/19 | Re shi |
| Berat | 8/21 | Re shi |
| Vlorë | 9/19 | Re shi |
| Korcë | 4/14 | Re shi |
| Gjirokastër | 8/19 | Re shi |
| Sarandë | 11/21 | Re shi |
/a.g/












