Ballina Flash

FOTO/ Shfaqja “Ferdinand” argëton publikun e vogël në fundjavë

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Fëmijët e vegjël të shoqëruar nga prindërit shijuan paraditen e sotme historinë e mrekullueshme të shfaqjes “Ferdinand” në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Publiku i vogël shijoj një histori aspak si të tjerat, një histori që flet për guximin, dashurinë dhe mbi të gjitha për miqësinë. Kjo është historia e Ferdinandit, një dem i vogël me zemër të madhe, një dem që nuk i pëlqen të ndeshet por i pëlqejnë lulet. Kur Ferdinandin e ngatërrojnë për një bishë të frikshme, e kthejnë në fermën e demave. Një histori plot aventura, aksion dhe ritëm me personazhe fantastike, në rrethana të jashtëzakonshme do shoqëroi publikun e vogël çdo të shtunë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

/e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë
Artikulli tjetërStadiumi i ri kombëtar/ Ruajtja dhe rivendosja e fasadës historike është bërë siç ishte