Ballina Flash

Moti sot në Kosovë

PRISHTINË, 11 prill/ATSH/- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit, vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.

“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.4.2019
Artikulli tjetërKROACI – Kina udhëheq samitin e vendeve të formatit ”16+1”