Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 10 prill 2019

TIRANË, 10 prill /ATSH/ – Moti për sot parashikohet i vranët në të gjithë vendin deri në orët e drekës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, lokalisht dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive.

Pas orëve të drekës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0,2-0,6 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/17 Shi diell
Kukës 10/15 Shi diell
Lezhë 11/17 Shi diell
Dibër 8/13 Shi diell
Durrës 11/18 Shi diell
Tiranë 12/19 Shi diell
Elbasan 10/17 Shi diell
Berat 10/19 Shi diell
Vlorë 12/19 Shi diell
Korçë 7/15 Shi diell
Gjirokastër 9/20 Shi diell
Sarandë 12/20 Shi diell

 

 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTakimi me Palmer, Meta: Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10.4.2019