TIRANË, 9 prill /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, lokalisht dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 13 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.4-0.9 metër.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/15 | re shi |
| Kukës | 7/12 | re shi |
| Lezhë | 9/14 | re shi |
| Dibër | 6/11 | re shi |
| Durrës | 7/16 | re shi |
| Tiranë | 10/15 | re shi |
| Elbasan | 9/15 | re shi |
| Berat | 8/17 | re shi |
| Vlorë | 8/15 | re shi |
| Korçë | 4/12 | re shi |
| Gjirokastër | 6/16 | re shi |
| Sarandë | 8/18 | re shi |
/e.malaj/j.p/












