TIRANE, 7 prill /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim.
Reshjet e shiut lokale do të bëhen të pranishme pasdite. Në jug e juglindje reshjet do të fitojnë intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje -Jugperëndim 1-8m/sek që do të sjellë një valëzim të ulët.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/20 | shi i dobët diell |
| Kukës | 8/19 | shi i dobët diell |
| Lezhë | 10/21 | shi i dobët diell |
| Dibër | 5/18 | shi i dobët diell |
| Durrës | 10/23 | shi i dobët diell |
| Tiranë | 9/23 | shi i dobët diell |
| Elbasan | 9/22 | shi i dobët diell |
| Berat | 8/22 | shi i dobët diell |
| Vlorë | 10/22 | shi diell |
| Korçë | 7/16 | shi diell |
| Gjirokastër | 7/22 | shi diell |
| Sarandë | 10/23 | shi diell |
/e.malaj/












