Ballina Bota

SEUL – Samsung prezanton smartfonin e parë 5G

SEUL, 5 prill /ATSH-AFP/ – Samsung Electronics prezantoi sot celularin e parë në botë 5G, që përkon me paraqitjen e kësaj teknologjie nga  Koreja e Jugut. 

Koreja e Jugut, tashmë një nga vendet më të lidhura nga pikëpamje e komunikimit, u bë të mërkurën në mbrëmje e para në botë që përmes tre operatorëve të saj ofroi gjeneratën e pestë të standardeve për rrjetet celulare.

Samsung Electronics, lider botëror i smartfonëve, shoqëroi kështu risinë teknologjike të Koresë së Jugut me prezantimin e markës së re Galaxy S10 5G.

Për të tërhequr njerëzit ishin organizuar disa demonstrime të realitetit virtual dhe robotë, per të ilustruar kështu revolucionin e sjellë nga rrjeti 5G.

Kudo, klientët treguan entuziazmin e tyre, veçanërisht për mundësitë e shikimit të drejtpërdrejtë të videove sportive ose leksioneve./  /ash/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUdhëtim drejt SHBA, pasaporta duhet të jetë e vlefshme 6 muaj përtej periudhës së qëndrimit
Artikulli tjetërPërmirësim cilësisë së arsimit shqip në Serbi