Ballina Flash

Zbulohet emri që do të zëvendësojë Karl Lagerfeld

TIRANË, 3 prill /ATSH/ – Pas vdekjes së stilistit të njohur Karl Lagerfeld, kureshtja për të mësuar se cili do të ishte vendi që do ta zëvendësojë ka qenë i madh. Duket se më në fund marka që mban emrin e Karl ka zgjedhur këshilltaren e stilit dhe ajo është Carine Roitfeld.

Gjatë gjithë karrierës Roitfeld, bashkëpunoi ngushtë me Lagerfeld, në shumë raste, duke përfshirë edhe bashkëbotimin e një libri të titulluar “The little black jacket” si dhe ka punuar me të në vitin 2004 kur Karl pati bashkëpunimin me H & M.

Ndërsa bashkëpunimi më i fundit i Carine me Karl ka qenë muajt e fundit në koleksionin e quajtur “The edit by Carine Roitfeld”, i cili do të lançohet në shtator. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma zgjedhore, Hajdari: Po i shtrihet dora një opozite që nuk është në Kuvend
Artikulli tjetërNjë orë aktivitet fizik në ditë parandalon artritin