TIRANË, 2 prill/ATSH/- Në takimin e grave politikane që i përkasin grupimit më të madh politik europian, Partisë Popullore Europiane, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), Albana Vokshi thekson se Partia Demokratike nuk kërkon pushtet në tavolinë
Albana Vokshi renditi si probleme kyçe faktet zyrtare të blerjes së votës dhe pushtetit nga PS. “Lënia e mandateve të deputetëve të PD, ishte e vetmja rrugë institucionale demokratike, e parashikuar në kushtetutë, përballë krizës së thellë, e cila bëhet edhe më e rëndë në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese”, tha Vokshi.
“PD nuk kërkon pushtet në tavolinë. Kërkojmë një qeveri tranzitore, mandati i së cilës të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një heshtje totale nga trupi diplomatik në Shqipëri, do të kërkoja ndihmën tuaj për të përçuar të vërtetat dhe realitetin e situatës në Shqipëri, si dhe arsyet pse PD dorëzoi mandatet. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe unë jam e sigurt, që si në çdo familje të madhe, ne do ta kemi këtë mbështetje”, deklaroi Vokshi.
/a.f/e.caushi/























