Ballina Flash

Shkodër/ Përkujtohet shkrimtari Frangjisk Andon Santori

TIRANË, 30 mars /ATSH/- Konferenca Ndërkombëtare “Roli i Shkrimtarit dhe françeskanit arbëresh Frangjisk Andon Santori për rilindjen kulturore kombëtare”, ka mbledhur në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër studiues, pedagogë, miq e të ftuar edhe nga arbëreshët e Italisë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh Frangjisk Andon Santori nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Fondacionin Universitar “Francesco Solano” në Itali.

At Frangjisk Anton Santori ishte poet e dramaturg arbëresh. Ai ishte nga Shën Katerina e Kozencës. Studioi teologji dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në manastir, prej nga u largua vitet e fundit. Që herët nisi të mbledhë këngë popullore arbëreshe e të krijojë edhe vetë në gjini e lloje të ndryshme.

Është autor edhe i disa krijimeve satirike. Ai ishte i apasionuar edhe pas folklorit. Ai krijoi  20 këngë arbëreshe, la të pabotuara një përmbledhje këngësh popullore dhe përktheu 100 fabula të Ezopit.

e.xh/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLehtësimi i procedurave doganore Shqipëri-Kosovë, rrit shkëmbimet tregtare
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Zbulohet ujë nëntokësor në ekuatorin e Marsit