Ballina Flash

Një histori e vërtetë nga Stallone

TIRANË, 29 mars/ATSH/ – Sylvester Stallone po merret me një tjetër projekt. Mësohet se ylli i kinematografisë, do të jetë producent dhe aktor në serialin policor të titulluar “The Tenderloin”.

“The Tenderloin” do të jetë një serial kontrovers dhe përqendrohet në historinë e vërtetë, për të parin dhe të vetmin oficer policie në historinë e SHBA-së të dënuar dhe ekzekutuar për vrasje, Charles Becker.

Historia do të jetë interesante pasi do të rrëfejë ‘luftërat’ e vërteta të Charles Becker në vitin 1910. Ky serial, konsiderohet si një projekt pasioni për Stallone, i cili ka zbuluar fakte të reja në çështjen Becker dhe do të hedhë dritë mbi antiheroin. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistrja Šekerinska: Shqipëria ka mbështetur fort Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetërXhaçka: Aleanca të formulojë një strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor