Macja e “Channel” hedh në treg koleksionin e parë 

TIRANË, 29 mars /ATSH/ – Vetëm pak javë më parë ikona gjermane e modës, Karl Lagerfeld ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare duke lënë një testament pjesë e të cilës ishte edhe macja e tij Choupette.

Tashmë ajo po merr në dorë kompaninë duke publikuar koleksionin e saj të parë të rrobave dhe produkteve të tjera ku shpreh edhe vuajtjen për ndarjen nga jeta të babait të saj.

Njerëzit që tashmë kujdesen për macen e stilistit të ndjerë kanë lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Choupette sapo ka publikuar koleksionin e saj të parë dhe një pjesë e parave do të shkojnë për bamirësi.

”Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi për “Helen Woodward Animal Center”. Kam zgjedhur këtë organizatë private jo fitimprurëse për shkak të angazhimit të saj 40-vjeçar për njerëzit që ndihmojnë kafshët e kafshët që ndihmojnë njerëzit”, shkruhej në deklaratë.

Choupette ka nxjerrë bluza për femra dhe meshkuj, kovera për telefona, filxhanë çaji dhe ditarë ku tek të gjitha shkruhet ”#RIPDaddy”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.