Ballina Bota

RUMANI – Pesë miliardë euro për zgjerimin e centralit bërthamor Cernavoda

BUKURESHT, 28 mars /ATSH-ANSA/ – Rumania rifilloi procedurat për zgjerimin e centralit të saj të vetëm bërthamor, Cernavoda, njoftoi media lokale.

Ministria rumune e Energjetikës, që kontrollon 80% të Nuclearelectrica, operatori i Cernavoda, ka arritur një marrëveshje zyrtare me aksionerët e Nuclearelectrica për nënshkrimin e një marrëveshje paraprake me një investitor kinez për zgjerimin e uzinës me dy reaktorë të rinj.

Partneri i Nuclearelectrica në projekt është Korporata e Përgjithshme e Energjisë Bërthamore të Rumanisë.

Projekti i zgjerimit përfshin zhvillimin e reaktorit të tretë dhe të katërt të Cernavodas, me një kosto të parashikuar prej rreth pesë miliardë euro./  /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Dy kanadezë dhe një amerikan ”nobelistët” e informatikës
Artikulli tjetërAsetet kriminale, Spiropali: Sekuestruam 158 milionë euro