TIRANË, 28 mars/ATSH/ Në kuadër të muajit të frankofonisë, COD në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Shqipëri, çeli sot ekspozitën “10 fjalët e frankofonisë”.
Në këtë aktivitet, përveç punimeve të ekspozitës, nxënësit e 6 gjimnazeve të ndryshme në Shqipëri sollën edhe 6 filma me metrazh të shkurtër mbi temën “Në të ardhmen do të bëhem…”.
Nëpërmjet mesazheve sensibilizuese drejtuar bashkëmoshatarëve të tyre, të rinjtë përcollën momente nga jeta aktuale dhe ëndrrat për të ardhmen. /m.z/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












