Ballina Flash

Kosovë/ Bien temperaturat, priten reshje shiu e bore

PRISHTINË, 26 mars/ATSH/ – Nga dita e sotme, një front i ftohtë do të kalojë mbi vendin tonë, duke sjellë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të kushtëzojnë temperatura më të ulëta edhe gjatë ditëve të tjera të javës.

Për sot paralajmërohen edhe reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe borë.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditëve në vijim do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira. Orët e mbrëmjes mbesin me mundësi që të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 8 deri në 10 gradë celsius. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26.3.2019
Artikulli tjetër20 vjet nga masakra në Krushë