MYNIH, 26 mars /ATSH-DPA/ – Një tjetër Schumacher do të ngasë një makinë Ferrari të Formula1, pasi Ferrari konfirmoi se Mick Schumacher do të ngiste makinën në testet e Bahreinit javën e ardhshme.
Mick Schumacher, djali i kampionit botëror rekord Michael Schumacher, do të pilotojë makinën Ferrari F1 të martën, në datën 2 prill.
Gjithashtu u konfirmua se do të kishte një test edhe me Alfa Romeo.
Schumacher, kampioni i Formula 3 i 2018, ka qenë pjesë e akademisë së pilotëve të Ferrarit që nga janari.
“Unë jam padyshim më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi,” tha Schumacher.
“Jam me të vërtetë duke pritur për atë që unë jam i sigurt se do të jetë një përvojë e madhe’’, theksoi Mick./ /os/ /e.muskaj/ a.jor.








