Ballina Flash

Limaj: Epopeja e Dukagjinit, fillimi i zgjerimit të UÇK-së në mbarë vendin

PRISHTINË, 24 mars /ATSH/ Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Limaj ka thënë se pikërisht 21 vjet me parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Epopeja e Dukagjinit, thotë Limaj se është fillimi i zgjerimit të madh të luftës së UÇK-së në mbarë vendin.

“Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. /KosovaPress/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjimnazi i Oblikës, me terrene të reja sportive
Artikulli tjetërVeseli: Aleancën me NATO-n të filluar nga UÇK-ja po e vazhdon ushtria e Kosovës