TIRANË, 21 mars/ATSH/ – Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste të opozitës përballë parlamentit, pamja që mbetet pas janë shishet e ujit dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës, por edhe tymuese të cilat u hodhën nga protestuesit.
Ndërkohë, siç mund të shihni edhe nga këtë foto, me largimin e protestuesve, nisën menjëherë nga puna punonjëset e bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.
Në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve. /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















