Ballina Bota

BRAZIL – Ish-presidenti Michel Temer arrestohet për korrupsion

BRAZILIA, 21 mars /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti brazilian, Michel Temer u arrestua sot në kuadër të hetimit antikorrupsion “Lava Jato” në Sao Paulo (juglindje), njoftoi prokuroria e Rio de Zhaneiro.

“Ai u arrestua në Sao Paulo”,njoftoi një zëdhënës i prokurorisë, duke konfirmuar informacione të medies braziliane.

“Michel Temer, i cili u largua nga pushteti në fund të vitit 2018 pas një madnati prej gati dy vitesh e gjysmë, është objekt i shumë hetimeve për korrupsion dhe do të transferohet menjëherë në Rio de Zhaneiro”, njoftoi televizioni brazilian “Globonews”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK rikonfirmon në detyrë kryetaren e Gjykatës Lezhë, Ornela Naqellari
Artikulli tjetërDrejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi në sitën e Vetingut