Ballina Aktualitet

2 kandidatë të tjerë të opozitës pranojnë mandatet

TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/ – Kuvendit pritet t’i shtohen dhe dy deputetë të opozitës, një nga PD dhe një nga LSI. Ambra Borova nga lista shumemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Shkodër dhe kandidati për deputet nga lista shumemërore e Partisë Demokratike, në qarkun e Elbasanit Arben Elezi dorëzuan pranë KQZ-së formularët e dekriminalizimit.

Ata plotësuan sot formularët, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin për të marrë mandatin e deputetit, pas dorëzimit të mandateve nga ish-deputetët e PD dhe LSI.

Hapi i radhës ngarkon KQZ-në të nisë procedurat e dhënies së mandatit për dy deputetët e opozitës, pas nënshkrimit të deklaratës së dekriminalizimit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Turqi, policia merr masa për ndeshjen në “Loro Boriçi”
Artikulli tjetërMarrëveshja CEFTA, potenciale për lehtësimin e tregtisë