TIRANË, 20 mars/ATSH/ – Për të shmangur aksidentet rrugore bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rregulluar disa prej sinjalistikave rrugore.
Ekipet e kësaj bashkie kanë ndërhyrë në disa akse, duke siguruar mirëmbajtjen e tyre.
“Që shoferët të tregohen gjithnjë të kujdesshëm në rrugë, duhet absolutisht që të ndjekin sinjalistikën. Ekipi duke u siguruar për mirëmbajtjen në akset rrugore”, shprehet bashkia e Tiranës.
/e.caushi/















