Ballina Flash

Cutillo: Përmeti model i zhvillimit të qëndrueshëm

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ambasada Italiane dhe AICS zgjodhën që të festojnë Ditën e Verës në qytetin e Përmetit.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo në momentet e hapjes së festës theksoi se qyteti i Përmetit është një model i qëndrueshëm zhvillimi, i cili mund të replikohet me të njëjtin sukses edhe në lokalitete të tjera të Shqipërisë”

“Italy tells Përmet” – Italia rrëfen se Përmetin është nisma e fundit e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim për të treguar punën e kryer drejt promovimit të rilindjes së qytetit përmes punës së qytetarëve dhe të produkteve tipike të rajonit. Falë AICS dhe Cesvi shumë prodhues janë bashkuar në konsorciumin “Pro Përmet”.  Gjithashtu sot, në Përmet është përuruar edhe Star Project, projekt që përmbledh disa donatorë, midis të cilëve dhe AICS Tirana, i cili i lejon Bashkinë e Pernetit të vendosë në dispozicion një sportel të vetëm për të gjithë shërbimet lokale ndaj qytetarëve.

m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet zyra me një ndalesë në bashkinë Përmet
Artikulli tjetërInvestimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë elektrike në disa qytete të vendit