Ballina Aktualitet

Marsida Xhaferllari humb statusin e magjistrates

TIRANË, 11 mars /ATSH – I. Vata/ – Marsida Xhaferllari, inspektore e Lartë e Drejtësisë dhe kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ka humbur statusin e magjistrates.

Sipas KPK, Xhaferllari ka humbur statusin e magjistrates për shkak se nuk i është nënshtruar testimit të shkollës së Magjistraturës.

Gjatë seancës në KPK, sipas relacionit ajo doli pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës, edhe pse Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit.

Relatori, theksoi në seancën e 4 marsit se kishte paqartësi nëse ajo kishte statusin e magjistrates, pasi ndërkohë kishte marrë statusin e nëpunësit publik.

Marsida Xhaferllari, inspektore e Lartë e Drejtësisë, iu nënshtrua Vetingut për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional më 4 mars, ndërsa sot KPK shpalli vendimin e shkarkimit nga detyra. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: Hetimet financiare, të shoqërohen me vendime përfundimtare të konfiskimit
Artikulli tjetërÇdo dhimbje dhëmbi tregon probleme në organet e brendshme