Ballina Ekonomi

Bypass-i i Fierit, punime intensive për ndërtimin e urës së Hoxharës

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Vijojnë punimet intensive për ndërtimin e urës së Hoxharës, një ndër pjesët më të rëndësishme të bypass-it të Fierit.

Sipas ARRSH-së, puna po ecën me ritmet e parashikuara, duke synuar hapjen e rrugës për sezonin turistik.

Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milionë euro, financuar nga BERZH dhe BEI, bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.

Sezonin e ardhshëm turistik pritet që traseja e bypass-it të jetë e hapur.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇdo dhimbje dhëmbi tregon probleme në organet e brendshme
Artikulli tjetërHaradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm i Kosovës